Heading
KULTURA
NDIHMA SOCIALE
…
RINIA
KUSH JEMI NE?
SHOQATA “KAÇANIKU”
Shoqata Kaçaniku është trashëgimtare dhe pasuese e Shoqatës Humanitare Kaçaniku e cila është themeluar më 1990 në Bern të Zvicrës. Ajo u themelua nga mërgimtarët kaçanikas të cilët dëshironin të ndihmonin vendlindjen e tyre që në atë kohë ishte në gjendje shumë të rëndë politike dhe socialekonomike. Shoqata Humanitare Kaçaniku në Zvicër që nga themelimi i saj më 1990 deri në përfundim të luftës në Kosovë ka qenë ndër shoqatat më aktive dhe më të organizuara në Zvicër. Në këtë periudhë janë ndihmuar përveç njerëzve në nevojë, gati të gjitha institucionet komunale të asaj kohe, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe këshillin komunal për financim.